E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Karamanlis kërkon një hetim parlamentar për skandalin e tokave me manastirin

 

ATHINE- Kryeministri grek, Costas Karamanlis urdhëroi sot një hetim parlamentar për çështjen e dyshuar të shkëmbimit të tokës mes shtetit dhe një manastiri shumë të pasur.
Karamanlis e ndërmori këtë hap pasi dy prokurorë që hetonin çështjen dhanë dje dorëheqjen duke u shprehur se provat dhe faktet arrinin deri tek zëvendësministrat, të cilët ata nuk kishin autoritetin t'i hetonin.
Çështja e shkëmbimit të tokës me manastirin ''Vatopedi'' ka ndikuar edhe në dorëheqjen e një ministri të kabimetit.
Media ka njoftuar se manastiri ka përfituar një shumë prej 100 milionë eurosh nga kjo marrëveshje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›