E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali nuk fal, fitore me 10 vetë në "ferrin" kroat

TIRANE-Një gol i Angel Di Marias në minutën e 53-të i ka dhënë fitoren e parë Realit të Madridit në grupin D.

Skuadra e Zhoze Murinjos ka luajtur në një stadium të shndërruar në "ferr" dhe e ka patur disi të vështirë të dalë në lojën e saj. Megjithatë, ajo ka mundur të marrë fitoren e kërkuar. Mançesteri luajti në 20 minutat e fundit me 10 vetë pas kartonit të kuq të brazilianit Marselo. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ajaksi dhe Lioni barazuan pa gola mes tyre në Amsterdam.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›