Spahiu: Jeta e gjyqtarëve në rrezik, të zbulohen vrasësit e Konomit
TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu deklaroi sot se jeta e gjyqtarëve është në rrezik dhe përsëriti apelin drejtuar institucioneve shtetërore për të vënë para ligjit autorët e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
“Pushteti gjyqësor pret që të gjenden autorët e krimit makabër e të vendosen para drejësisë. Jemi duke pritur të bëhet drejtësi jo vetëm për Konomin por mbi të gjitha të vendoset në vend autoriteti shtetëror i cenuar dukshëm nga ky akt.”- deklaroi në një prononcim për shtyp, sot paradite, Kreshnik Spahiu.
“Pothuajse në të gjitha rastet krimet e rënda ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë ka mbetur pa autor. Një precedent i tillë duhet të ndryshojë urgjentisht”- nënvizoi mëj tej nënkryetari i KLD-së.
Si numri i dy i këtij institucioni, Spahiu shprehu qëndrimin e KLD në lidhje me këtë cështje në vencanti por dhe në përgjithësi në lidhje me situatën në përkeqësim të sigurisë së gjyqtarëve. Spahiu nënvizoi se "janë shtuar rastet e denoncimeve të gjyqtarëve të cilët kërcënohen.
“Në 1 vit e gjysëm janë 10 kërkesa për gjyqtarë që janë kërcënuar, janë marrë në shqyrtim dhe i afrohet mbrojtje në total 15 gjyqtarëve.” Tha Spahiu duke shtuar se rasati i gjyqtarit Konomi, është një precedent i cili duhet të ndryshojë.
(vazhdon)