Greqi, adoleshentët preferojnë vetëvrasjen
Mediat greke kanë raportuar dje se policia ka shmangur katër raste vetëvrasjesh nga persona që kishin shfaqur dëshirën ta kryenin on-line aktin fatal. Drejtoria greke e Krimit Elektronik me qendër në Athinë, komentoi se kohët e fundit, agjentët e saj kanë zbuluar disa persona që tentonin në chat dhe facebook, t'i jepnin fund jetës. Pas kërkimit të gjurmëve elektronike të personave u bë e mundur gjetja dhe parandalimi i vetëvrasjeve. Tre persona kishin shprehur dëshirën t'i jepnin fund jetës brenda pak ditësh në lidhje on-line, ndërsa një i katërt ishte në kërkim të metodës që do ta shpëtonte prej problemeve të kësaj bote, sipas citimeve të tij në chat (vetëm 15 vjeç). Edhe dy prej personave të tjerë që kërkonin vetë vrasjen ishin në moshë adoleshence, 13 dhe 15 vjeç dhe jetonin në Selanik. Ata i deklaruan policisë se dëshironin t'i jepnin fund jetës nga pakënaqësia prej problemeve familjare. Pas publikimit të rasteve, atyre iu ofrua ndihma psikologjike në një qendër sociale, madje edhe ndihma ekonomike nga shoqata bamirëse. Opozita greke kërkoi nga qeveria të shtojë fondet për ndihme sociale për shtresat ne nevoje.