Greqi, aksioni “Fshesa”, riatdhesohen 106 emigrantë shqiptarë
Autori i Lajmit: Redaksia
Policia greke u rikthehet operacioneve të famshme “Fshesa”, duke ndaluar qindra emigrantë shqiptarë pa dokumente qëndrimi në Greqi. Operacioni, i cili ka nisur mbrëmjen e 22 prillit ka përfunduar dje me ndalimin e 106 shqiptarëve me qëndrim në Greqi, të cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme në Greqi, në aksion janë përfshirë strukturat e policisë nga katër qytete në veri të vendit. Aksioni është shtrirë në Grevenas, Kastoria, Kozanit dhe Florinas. Sipas burimeve të policisë greke në këtë operacion kanë marrë pjesë 176 efektiva të rendit, që vepruan duke kontrolluar 1023 emigrantë dhe 861 automjete. Bashkë me 106 shqiptarë mësohet se janë arrestuar edhe tre shtetas grekë. Sipas autoriteteve të gjithë të ndaluarit do të riatdhesohen në Shqipëri. Në objektivin e operacionit ka qenë edhe ndalimi i personave të kërkuar për kryerje të veprave penale në Greqi, kryesisht krime që kanë të bëjnë me vjedhjet, grabitjet dhe trafiqet e paligjshme. Qindra kontrolle dhe verifikime janë kryer gjatë operacionit. Agjencia e lajmeve "Cosmo online" raportonte dje se të paktën 80 persona u arrestuan gjatë veprimeve të policisë në ditën e parë të aksionit. "Përpjekjet e policisë do të japin frytet e tyre", citohet të ketë thënë E. Antonarou, zëdhënës i qeverisë.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010