Pranimi i Kinës në OKB, SHBA tenton kartën e Italisë
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 20 nëntor 1968 – Mbrojtësit e anëtarësimit të Kinës në OKB morën një nga humbjet më të rënda këto katër vitet e fundit ditën e martë. Me një votim 58 kundër, 44 pro dhe 23 abstenime, Asambleja e Përgjithshme refuzoi edhe një herë tjetër përjashtimin e Tajvanit nga forumi dhe futjen në vend të tij të Kinës Komuniste. E njëjta rezolutë u votua kundër me një rezultat pothuajse të njëjtë dhe një vit më parë (55-45-17). E vetmja herë kur shtetet mbështetëse të Pekinit ishin shumë pranë fitores ishte viti 1965 kur rezultati ishte barazim 47-47. Rezolutës shqiptare këtë vit iu bashkuan dhe Kuba me Rumaninë. Bashkimi Sovjetik, i cili është përfshirë në debatin ideologjik me Pekinin votoi për propozimin vetëm pasi dha mbështetjen e tij të sipërfaqshme në një tjetër votim që kërkonte dy të tretat e votës së shumicës. Propozimi italian për të ngritur grupin e studimit që do tu shpaloste të dyja qeverive idenë e përfaqësimit të dyfishtë të Kinës u rrëzua për herë të dytë pas refuzimit të një viti më parë. Amerikanët bënë disa hapa pas në mbështetje të rezolutës italiane. Ambasadori Uigins tregoi gjatë debatit se ata ishin pro ngritjes së një grupi studimi që do të raportonte më pas në OKB. Britania dhe Franca që kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike me Pekinin votuan kundër karriges së Tajvanit në Organizatë. Kina Komuniste e rrethuar nga problemet e brendshme dhe ende duke mos lënë pas dore shpërthimet propagandistike kundër Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, nuk ka pasur shumë fat vitin e shkuar me emrat e rinj të shteteve që iu bashkangjitën listës së mbështetësve të saj. Kjo u pa më qartë në mbledhjen e 23-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku për të 18-n herë këto 19 vitet e fundit u votua pranimi i kinezëve të kuq në organizatë. Tashmë Kina është mësuar të marrë çdo vit një përgjigje negative të përfaqësimit të saj në OKB. Për ti dhënë fund kësaj çështjeje u nevojiten edhe një herë tjetër votat e dy të tretës së mazhorancës, një propozim i amerikanëve ky që dëshirojnë ta shohin Kinën jashtë forumit botëror të shteteve. I njëjti rregull u përdor edhe në votimin e këtij viti. Shqipëria ishte edhe një herë tjetër avokatja më e fortë e Pekinit. Vendet që mbështetën Shqipërinë në kërkesën e mbledhjes së Asamblesë për të debatuar karrigen e Kinës këtë vit ishin: Algjeria, Kamboxhia, Kongo, Kuba, Guinea, Mali, Mauritania, Rumania, Siria dhe Jemeni Jugor. 62 vende anëtare të OKB-së kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Ato janë Argjentina, Australia, Barbados, Belgjika, Bolivia, Botsvana, Brazili, Kameruni, Kanadaja, Republika Qendrore e Afrikës, Çadi, Kili, Kolumbia, Kongo Kinshasa, Kosta Rika, Qipro, Benini, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvadori, Gaboni, Greqia, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Irani, Italia, Bregu i Fildishtë, Xhamajka, Japonia, Jordania, Kuvajti, Libani, Lesoto, Liberia, Libia, Luksemburgu, Republika e Madagaskarit, Malavi, Ishujt Maldive, Malta, Meksika, Zelanda e Re, Nikaragua, Nigeri, Panamaja, Paraguaji, Peruja, Filipinet, Portugalia, Ruanda, Arabia Saudite, Sierra Leone, Svazilandi, Spanja, Tajlanda, Togo, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguaj, Venezuela dhe Burkina Faso. Malajzia dhe Afrika e Jugut kanë vetëm marrëdhënie konsullore me nacionalistët kinezë (Tajvanin). Nga këto 64 shtete, asnjëri nuk votoi pro pranimit të Kinës në OKB, por 10 prej tyre abstenuan. Ndërkohë që me Pekinin kanë marrëdhënie diplomatike vetëm 47 shtete anëtare të OKB-së. Ato janë: Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Britania, Bullgaria, Burma, Kamboxhia, Sri Lanka, Kongo Brazavili, Kuba, Çekosllovakia, Danimarka, Finlanda, Franca, Guinea, Hungaria, India, Indonezia, Iraku, Kenia, Laosi, Mali, Mauritania, Mauritius, Maroku, Nepali, Holanda, Norvegjia, Pakistani, Polonia, Rumania, Somalia, Jemeni Jugor, Sudani, Suedia, Siria, Tanzania, Tunizia, Uganda, Republika e Bashkuar Arabe, Jemeni, Jugosllavia, Zambia, Bashkimi Sovjetik, Ukraina, Bjellorusia dhe Mongolia. Zvicra, e cila nuk është pjesë e OKB-së ka gjithashtu marrëdhënie me Pekinin. 13 vende anëtare të OKB-së nuk kanë marrëdhënie diplomatike as me Kinën dhe as me Tajvanin. Ato janë Austria, Burundi, Etiopia, Gambia, Guajana, Gana, Islanda, Irlanda, Izraeli, Nigeria, Senegali, Singapori dhe Trinidad Tabako. Nga ky grup mbështetësit e Kinës morën 4 vota, ndërsa ata të Tajvanit 5. Katër shtete abstenuan. Janë 8 shtete joanëtare të forumit që nuk kanë marrëdhënie me asnjërën prej këtyre vendeve. Ajo janë Andorra, Butani, Gjermania Perëndimore, Lihtenshtejni, dhe Samoa Perëndimore. Gjermania Perëndimore dhe Monakoja kanë misione vëzhguesish në Organizatë, Tre vende joanëtare të OKB-së që kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin janë Koreja Jugore, Vietnami Jugor dhe Vatikani. Që të tria këto shtete kanë misione vëzhguesish në Kombet e Bashkuara. Koreja Veriore, Vietnami Verior dhe Gjermania Lindore kanë marrëdhënie diplomatike me Pekinin, por nuk gëzojnë statusin e vendeve vëzhguese në OKB.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010