E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, emigrantit i vjedhin ndihmën sociale nga banka

Kallëzimi

I vjedhin ndihmën sociale një emigranti, duke falsifikuar dokumentet. Në bankë figuronte se kishte marrë paratë, ndërsa në zyrën e taksave sikur kishte të drejtë të merrte ndihmë sociale. Historia tronditëse ka protagonist një emigrant nga Shkodra. Në fillim të muajit dhjetor 2009, qeveria greke vendosi që të japë gjysmën e ndihmës sociale për të nxjerrë familjet nga kriza. Për të përfituar këtë, duhej të shkonte në çdo familje një letër nga zyra e taksave. Në shumë familje nuk shkoi kjo letër dhe qytetarët shkonin dhe e merrnin vetë, për të mos u vonuar. Të njëjtën gjë bëri edhe një emigrant nga Shkodra, me iniciale L. Palushi. Ai shkoi në zyrën e taksave dhe mori një letër, e cila i jepte të drejtë të merrte nga banka kombëtare greke gjysmën e shumës së ndihmës sociale. “Pas kësaj shkova te banka e lagjes, e cila gjendet në Shën Meletiu. Arkëtari më tha se e ke marrë ndihmën sociale nga një bankë te një lagje tjetër dhe saktësisht në Nea Filadhelfia, rruga Dhekelias 90. Shkova te banka e dytë dhe takova drejtorin. Ai më tha se paratë janë marrë nga një njeri tjetër dhe që ka hedhur vetëm firmë, pa shkruar emrin e tij të plotë”, shpjegon i riu për mediat greke. Përveç kësaj, “falsifikatori” nuk ishte paraqitur me pasaportë, por me një lejë të thjeshtë legalizimi, e cila mund të ishte false.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›