Greqi, grevë një ditore kundër politikave të qeverisë
Athinë- Sindikatat pritet të zhvillojnë sot një grevë masive njëditore kundër politikave ekonomike të qeverisë. Greva e lajmëruar, sipas mediave pritet të paralizojë sot pjesën më të madhe të shtetit grek.
Sipas komenteve të bëra nga mediat vendase dhe të huaja, greva vjen pas një situate shumë të tensionuar në Greqi, kur 4 ditë protesta të dhunshme përfshinë qytetet më të mëdha greke. Gjithcka pas vrasjes së një adoleshenti 15-vjecar grek nga policia, gjatë një protestë të nisur mbrëmjen e së shtunës.
Duket se apeli i bërë nga kryeministri Kostas Karamanlis, nuk është pranuar nga organizuesit e protestës, të cilët nuk kanë pranuar të anulojnë tubimin e lajëmruar që më parë.
Mijëra vetë shoqëruar dje kortezhin me trupin e të riut, Aleksi Grigoropoulos, gjatë ceremonisë përcjellëse për në banesën e fundit. Nuk munguan as përplasjet me policinë, ku u përdorën edhe të shtëna në ajër në shenjë paralajmërimi nga ana e policisë.