E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patate rekord në Liban, peshon 11.3 kilogram

Nuk dihet ende nëse mund të cilësohet një rekord zyrtar, por në Liban është ‘zbuluar’ një patate që peshon 11.3 kg. Fermeri, Khalil Semhat nuk u ka besuar syve kur ka nxjerrë nga toka pataten gjigande, që ndonëse merrej vite të tëra me bujqësi, një prodhim të tillë nuk ia kishin zënë sytë më parë.

Tani shpreson që së paku të futet në librin e rekordeve Guinness. Lajmi është bërë i ditur nga BBC dhe më pas është shpërndarë gjithandej, ndërkohë që fotoja ka shëtitur nëpër ëebsite të ndryshme.

"Nuk kam përdorur ndonjë preparat kimik që mund të shkaktonte një gjë të tillë”- ka thënë ai për AFP-në. Ai ka treguar se ka punuar tokën që në kohën që ka qenë vetëm një çunak dhe kjo është hera e parë që shikon një patate të tillë.

Ekspertët e thirrur nga “Scientific American Kermode” thonë që nuk ka asgjë kaq shumë të hatashme. Por, ata që e kanë parë, e pranojnë se një patate kaq e madhe nuk është parë në arat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›