Ne shqiptarët kemi shumë nevojë të rrimë më tepër bashkë
Krerët e shoqatave shqiptaro-amerikane këtu në Amerikë, duhet të mendojnë për të gjetur mundësinë e një aktiviteti më të gjerë, jo vetëm siç bëjnë me Ditën e Flamurit, por të mendojnë dhe të bëjnë ashtu si dhe komunitetet e tjera këtu në Amerikë, italianët, grekët, libanezët, etj., që festojnë më shpesh dhe në mënyrë më komunitare, në grupe të mëdha.
Do të argëtoheshim më shumë duke pasur mundësi për të folur me njërit-tjetrin, kënduar e kërcyer. Ne shqiptarët kemi shumë nevojë të qëndrojmë gjatë njëri me tjetrin. Jo vetëm ne emigrantët, por të gjithë. Le të mendojnë e t’i gjejnë një emër kësaj feste. Le ta quajmë Festivali Shqiptar, ashtu siç e quajnë dhe kombësitë e tjera këtu në Amerikë.