Në treg soundtrack i Kohës së kometës
Një arsye që e solli pas disa vjetësh nga Los Anxhelosi në Shqipëri ishte filmi “Koha e Kometës” e regjisorit Fatmir Koçi. Aldo kompozoi muzikën e cila në përfundim, nuk iu bashkangjit filmit. Ndërsa pret të futet në prodhimin kinematografik me dy projektet filmike, kompozitori hedh së shpejti në qarkullim në tregun shqiptar kolonën zanore të “Kohës së kometës” dhe soundtrack i dokumentarit “Trespassing” i regjisorit Carlos DeMenezes, për muzikën e të cilit artisti shqiptar fitoi Medaljen e Artë për Best impact of Music, çmim i dhënë në Park Film Music Festival, 2006.
Aldo Shllaku u largua familjarisht nga Shqipëria më 1991, fillimisht në Greqi, në Kanada më pas dhe në Los Anxhelos sot. Studimet e larta për kompozicion i kreu në Universitetin e Montrealit, prej andej në Universitetin e Kalifornisë së Jugut në Los Anxhelos.
Pas diplomimit muzika e filmit është krijimtaria që i ka zënë kohën më të madhe. Kërkimi në këtë gjini i ka dhënë kënaqësinë që të njohë në Los Anxhelos kompozitorë lider në këtë fushë si Christopher Young apo Leonard Rosenman.
Ka shkruar muzikë për filma të gjatë artistikë, dokumentarë dhe televizivë. Më2006 kompozoi për filmat “Paperboat”, “Caved in”, “Razortooth”, “The Iron Man” dhe të tjerë prodhime hollivudiane si Cerberus (2005), A Kiss on the Nose (2004), The Gates-trix (2003), The Ëild (2002). Ka realizuar rikompozimin e pesë episodeve të serialit televiziv “Baywatch”.