Greqi, kriza financiare detyron studentët të largohen nga vendi për një vend pune

Greqi, 31 Gusht NOA - 70% e të sapodiplomuarve dhe atyre të tjerë në Greqi janë gati për të braktisur vendin e tyre dhe kjo për të kërkuar një vend pune në shtete të tjera.
Me sa bëhet e ditur diçka e tillë i detyrohet krizës ekonomike që ka përfshirë vendin.
Ky është një rezultat i nxjerrë nga një sondazh që është kryer nga e përditshmja To Vima: i realizuar në 5 mijë e 442 të rinj mes moshës 22 dhe 35 vjeç, që kanë kompletuar ose janë në vazhdimësi të studimeve të tyre.
Sipas sondazhit, 45% e tyre janë të gatshëm të transferohen në vende të tjera, ndërsa 66% janë të motivuar se vendin e punës që po kërkojnë nuk do ta gjejnë në Greqi, por në një vend tjetër.
Sipas sondazhi 13% e të rinjve kanë ndërmend të vazhdojnë studimet jashtë Greqisë. Janë më shumë se 86% të personave, të cilët nuk u besojnë aspak zgjidhjeve të propozuara nga qeveria greke për të dalë nga kriza financiare.
r.b/NOA