E Diel, 1 Nëntor 2026

Hague: Serbia të tërheqë projekt-rezolutën për Kosovën

Londër, 31 gusht, NOA Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hague, i ka kërkuar Serbisë të tërheqë projekt-rezolutën për Kosovën.

Një deklaratë të tillë ai e ka bërë gjatë një vizite në Beograd, ndërsa zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin ndaj Serbisë për të ndryshuar tekstin e rezolutës.

"Do të ishte mirë të tërhiqej rezoluta ashtu siç është e formuluar tani, ose të arrihet një marrëveshje me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian për një rezolutë", tha Hague në një intervistë për radion serbe B92.

Më tek, ai u bëri thirrje zyrtarëve në Beograd që të gjejnë rrugë për të përmirësuar bashkëpunimin me Kosovën.

"Me rëndësi tani është të gjenden rrugë praktike për të përmirësuar bashkëpunimin midis Serbisë dhe Kosovës që të dyja vendet të mund të kenë perspektivë evropiane, që të dyja me kalimin e kohës të hyjnë në Bashkimin Evropian", tha Hague lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, nëse Serbia nuk pranon ta tërheqë projekt-rezolutën, kjo e bën më të vështirë kompromisin.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›