Rama, festë me fëmijët e familjeve të varfra
Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, feston Krishtlindjet me fëmijët e familjeve në nevojë. Bashkia e Tirane ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të festuar ardhjen e festave të fundvitit me fëmijët e familjeve në nevojë si dhe ata jetimë. Bashkia e organizoi festën në një ceremoni me ku u shpërndanë dhurata, si dhe u dha një shfaqje me klounë e numra gazorë. Kryebashkiaku Edi Rama u shpreh se kjo është një dhuratë simbolike për të gjithë këta fëmijë që gjatë një viti, kalojnë vështirësi, së bashku me prindërit e tyre. ”Është kënaqësi e jashtëzakonshme kjo mundësi për t’ju dhënë një moment gëzimi këtyre fëmijëve që kalojnë një vit të vështirë për shkak të gjendjes së familjes së tyre dhe njëkohësisht shpresoj dhe uroj që viti i ri të sjellë sa më shumë mbarësi jo vetëm për ta, por dhe për prindërit e tyre. Ashtu si për të gjithë prindërit e familjeve në nevojë që në këto kohë krize kanë më shumë se të gjithë nevojë për mbështetje”, - u shpreh Rama.
24 Dhjetor 2009