Greqi, policia shkatërron një rrjet pornografie infantile
ATHINë- Policia greke njoftoi sot se kishte shkatërruar një rrjet të pornografisë infantile, ku u përfshi i gjithë territori i vendit. ''Gjatë një aksioni, i kryer pas një muaji hetimesh, u arrestuan dy persona, ndërsa kundër tetë personave të tjerë është filluar procedura e kallëzimit penal'', thanë burime të policisë. Ndërkohë, policia ka bastisur edhe shtëpitë e 10 personave dhe ka konfiskuar disa mijëra faqe dixhitale, 12 hard-disqe, laptopë dhe disa kompakt-disqe, të cilët përmbanin materiale pornografike me fëmijë. Autoritetet policore kanë hulumtuar edhe 38 adresa interneti, të regjistruara në pesë rajone të ndryshme të Greqisë, në kuadër të një hetimi global on-line, inicuar nga Interpoli vitin e kaluar.(atsh/BalkanWeb)