E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike, deputetët e “Mendimit ndryshe” në Bruksel

BRUKSEL- Nismëtarët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani ndodhen në Bruksel për të zhvilluar takime me përfaqësues të Këshillit të Europës, në qendër të të cilave do të jetë bojkoti i Kuvendit nga forca politike që ata përfaqësojnë. Deputeti socialist Kastriot Islami u shpreh në një prononcim për News24 u shpreh: “Sot, jemi në Bruksel për të dhënë një pamje të situatës politike në vend të krijuar sidomos pas zgjedhjeve të 28 qershorit, situatë që është shoqëruar me bojkotin e Partisë Socialiste dhe një situatë që kërkon një zgjidhje sa më të afërt në funksion edhe të cështjes së liberalizimit të vizave dhe cështjeve që lidhen me procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat”. Ndër të tjera Islami theksoi se qëllimi i këtij vizita në Bruksel ka të bëjë edhe me paraqitjen e shqetësimeve të lidhura me qeverisjen aktuale. I pyetur mbi të vërtetën e emrit të tij në delegacionin e Shqipërisë në KiE, Islami tha “Unë kam qenë anëtar i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, jam sekretar i PS për cështjet ligjore, jam deputet i PS dhe për më tepër kam patur një pozicion shumë të rëndësishëm në Këshillin e e Europës që për herë të parë Shqipëria ka mundur ta ketë, si një raportues për Gjeorgjinë. Gjithcka nga pikpajma legale do të sqarohet kur ne do të bëjmë betimin në parlamentin shqiptar”. Sa i përket debatit mes Partisë Socialiste dhe kryetares së Kuvendit, Islami e ka cilësuar normale letrën që zonja Dade i ka adresuar Këshillit të Europës, ndonëse vlerëson se rruga e zgjidhjes është prezenca në parlament e opozitës. “Imazhi i vendit dëmtohet sa herë që cështje të brendshme të Shqipërisë nuk zgjidhen në Shqipëri por në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›