Vlorë, falsifikonte prona, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga mbrëmjen e sotme për falsifikim të pronësisë. Sipas policisë është arrestuar shtetasi Qemal Lamçe, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet e banesës së një shtetase nga Vlora . Hetimet ndaj tij kanë nisur pasi dyshohej se kishte privatizuar një banesë private, duke përfituar nga pronësia e tjetër kujt. Mësohet se burri nëpërmjet fallsifikimit kishte përvetësuar banesën e një 45 vjeçareje. Kjo e fundit, pasi kishte humbur bashkëshortin dhe të afërm të tjerë në tragjedinë e Otrantos, jetonte e vetme. Padija e gruas ka bërë të mundur arrestimin e Lamçes, icili nëpërmjet fallsifikimit është bërë pronar i banesës së Sali Bekotare. Sipas policisë, dyshohet që 48- vjeçari të ketë kryer edhe verpra të tjera të ngjashme me këtë, nëpërmjet fallsifikimeve të tjera