Vlorë, 2 vjecarja mbytet në një pellg me ujë
VLORE- Mbytet në një pellg me ujë një 2-vjecare në fshatin Ceprat të Vlorës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa vajza e vogël po luante me kushërirat e saj. Në një moment 2-vjecares me iniciale E.H i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në pellgun me ujë pranë oborrit të shtëpisë. Ndërhyrja për të shpëtuar vogëlushen ka qënë menjëhershme por fatkeqësisht e kotë. Sipas policisë familja e 2-vjecares jetonte prej pak kohësh në fshatin Ceprat pasi ishte shpërngulur nga Orikumi. (e.n/BalkanWeb)