Kanada, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar nga FBI
TORONTO- Arrestohet në Toronto të Kanadasë një shqiptar i shumëkërkuar nga FBI për një seri akuzash të lidhura me krimin e organizuar. Myfit Dika ose Majk është arrestuar të hënën në mbrëmje dhe mund t’i nënshtrohet procesit të ekstradimit. Dika ishte pjeseë e një komploti ndërkombëtar që ka lidhje me trafikimin e drogës, armëve të zjarrit dhe pastrimit të parave në SHBA e Kanada. Policia beson se Dika hyri në Toronto në gusht 2009 dhe ai bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij i shpëtuan autoriteteve. Një nga personat e tjerë në kërkim mbetet Kujtim Lika, 45 vjec, që ende mund të jetë në Kanada. Ndërsa bashkëpunëtori i tretë thuhet se është kapur në Shqipëri. Kjo cështje ka bërë bujë në SHBA pasi një serial televiziv është dhënë në SHBA me njerëzit më të kërkuar të Amerikës, dhe bandën shqiptare e kryesonin Myfit Dika dhe Kujtim Lika.(m.a/News24/BalkanWeb)