E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, dëshmia: Nuk desha të vrisja Sotirin

VLORE - Autori i vrasjes së 53-vjeçarit në fshatin Bestrovë të Vlorës, Besnik Driza, ka dhënë dëshminë e tij sapo i ka dalë pija. 

Pas krimit pasditen e së hënës, ku me çifte qëlloi për vdekje Sotir Kordhën, ai ka deklaruar se kishte qëllim të trembet të shoqen dhe jo të vriste. Sipas dëshmisë, pas sherrit me gruan e ka ndjekur nga pas, duke e qëlluar derën e kushërinjve të së shoqes me mendimin se ishte e blinduar dhe nuk do të pësonte gjë. "Fatkeqësisht kur unë qëllova një herë dëgjova të bërtitura e kuptova se pas dere kishte pasur një person. Kujtova se u plagos dhe me vrap nga frika ika nga fshati. Më vjen keq që paskam vrarë një njeri dhe sidomos Sotir Kordhën, i cili nuk kishte asnjë faj në këtë histori. Gjithçka erdhi nga sherri i vazhdueshëm që kishim në familje dhe përdorimit të alkoolit", deklaroi ai.                                         q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›