E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet do të furnizohen me barna

ELBASAN - Të gjitha spitalet e Elbasanit do të furnizohen së shpejti me medikamentet më imediate. Deklarata është bërë nga drejtori i sapozgjedhur i qendrës spitalore "Xhaferr Kongoli", Luan Tabaku. 

Në një prononcim për "Panorama"-n ai ka theksuar se, do të administrojë me efikasitet fondet spitalore dhe së shpejti do të furnizojë të gjitha spitalet me medikamentet imediate. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se, do të kërkojë që të gjithë mjekët të jenë në shërbim të komunitetit pa kërkuar asnjë ryshfet. Sipas tij, nëse konstatohen raste të largimit të mjekëve nga puna në orarin e punës, ndaj tyre do të merren masa.                    a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›