Selët: Me zemër të ngrirë presim një fjalë për Irenën

14/02/2005 Dy familjet nuk komunikojnë, por ndjekin veprimet e hetuesve
Familjet Seli dhe Musho kanë ngrirë marëdhëniet mes tyre. Në pritje të nodnjë fjale nga akuza, ciladoqoftë ajo. "Presim thotë Ylli Seli, presim me zemër të ngrirë, të na thonë, qoftë dhe tqë fundit, të paktën trupin, të qajme, se po e qajmë së gjalli.." Nuk kemi asnjë marëdhënie me familjen e Agim Mushës,asnjë kontakt me të. Seli thotë s eka marrë vesh nëpërmjet shtypit që në banesat e tyre janë ushtruar kontrolle, por nuk di ndonjë gjë më tepër. Ai thotë se "Në shtëpinë tonë nuk kanë kontrolluar, se çdo ketë fundja, ato që dinim ne i kemi thënë dhe dhënë të gjitha"
Dëshmitë
Dëshmitë e marra deri ani nga organi i akuzës, nuk kanë mundësuar detaje që të çojnë drejt adresës së Irenës. Të gjithë të pyeturit pas konfirmimit të zhdukjes, 16 dhjetorin e vitit të shkuar, nuk kanë më asnjë sinjal nga 39 vjeçarja. Janë pyetur bashkëshorti Agim Musho, i biri Bruno, Diana motra e Irenës ka dëshmuar nga Gjermania, vëlali Ylli Seli, daja Shefqet Dervishi. Përplasja e deklaratave me Agimin, nuk ka sjellë të vërtetën. Dosja është në fazën e mbledhjes së provave nga akuza. Segmenti më i errët i hetimit është nëse gruaja e Moshës, ka hypur në Trieste apo nuk ka zbritur në Durrës. Veprimet e fundit hetimore, kanë bllokuar pasaportat e Agimit dhe të birit Brunos, që të mos udhëtojnë për në Gjermani, deri në marrjen e një vemndimi nga hetuesit, për dobinë e pranisë së tyre pranë dosjes. Sipas prokurorëve babë e bir, do të jenë në dispozicion të hetimit dhe për shumë kohë.
Dyshimet
Agim Musho dhe i biri Bruno, kanë dëshmuar në mënyrë të përsëritur në shtyp dhe në prokurori, se Irena është larguar drejt Amerikës. Sipas tyre ky plan është thurur shumë kohë më parë dhe këtë ajo ia ka bërë të ditur djalit të saj dhe motrës. Konfirmimet e prokurorëve kanë rrëzuar këtë version deri në stadin e tanishëm të hetimeve. Familjarët e gruas së zhdukur shprehin dyshimet e një vrasje, pa mbërritur dot në akuzë ndaj Moshës. Nëna e Irenës nga Gjermania ka pohuar se ka frikë mos vajzën ia kanë. Afro dy muaj pas humbjes së Irenës gjurmët më shumë janë zbehur se sa premtojnë ndonjë adresë të re.
Etapat
15 dhjetor 2004
Irena Seli dhe burri i saj, Agim Musho, kthehen nga Gjermania për në Shqipëri. Marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës
16 dhjetor 2004
Personeli i portit të Durrësit vulos pasaportat e dy bashkëshortëve, të cilat mbërrijnë në Durrës. Agim Musho thotë se, gruaja është larguar, pasi e kishte lënë te makina.
20 dhjetor 2004
Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musho paraqitet në Komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes.
23 dhjetor 2004
Familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjarjen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt.
12 janar 2005
Policia e Komisariatit numër 2 në kryeqytet, ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi
16 janar 2005
Agim Musho nga Gjermania, thotë se zhdukja e Irenës është një ngjarje e planifikuar prej saj. Musho e akuzon ish-gruan e tij për lidhje intime me një punonjës të policisë
18 janar 2005
Merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje ndaj Agim Mushos.
19 janar 2005
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit, i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas tyre dosja ka vetëm tri prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar
21 janar 2005
Hetuesit kthehen nga Durrësi, pa një konfirmim, nëse Irena ka mbërritur aty. Provohet se pasaportat janë vulosur në traget
22 janar 2005
Njëri i ardhur nga Italia në datën 15-16 dhjetor, emri i të cilit ndodhet në të njëjtën listë me Agim Mushon dhe Irena Selin, thotë se s'ka udhëtuar në traget me gruan e zhdukur e burrin e saj.
23 janar 2005
Sekuestrohet në Durrës dokumentacioni i udhëtimit të pasagjerëve me tragetin “Venezia” të linjës Trieste-Durrës. Fotografohen mjediset e tragetit.
24 janar 2005
Nga Trieste konfirmohet se Irena ka hipur në traget, emri i saj gjendet në listat e pasagjerëve
2 shkurt 2005
Agim Musho kthehet nga Gjermania dhe merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ora tetë e darkës deri në mensatë
3 shkurt 2005
Bashkëshorti i së zhdukurës, Agim Musho ripyetet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sërish deri në orët e vona të darkës.
12 shkurt 2005
Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëron dhe ekzekuton kontrollin e banesës së Agim Mushos dhe motrës së tij Drita.