E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthen bomba, nuk ka viktima

Njoftimi u bë nga policia vendase. Bomba e vlerësuar nga policia si "e fuqishme", përbëhej nga një mekanizëm ndezjeje me sahat. Ajo shpërtheu rreth orës 23:00 (21:00 GMT) në lagjen "Neos Kosmos", pranë qendrës së Athinës, 15 minuta pas një telefonate anonime në të përditshmen greke "Eleftherotypia", duke paralajmëruar për shpërthimin e afërt.Atentati synonte ndërtesën e kompanisë së sigurimeve private "Ethniki asfalistiki", një nga më të mëdhatë në vend, që i përkiste Bankës Kombëtare greke. Godina e kompanisë dhe ndërtesat fqinje pësuan dëme serioze, sipas vlerësimeve të para të policisë, që vendosi një kordon sigurie, ndërsa shërbimi antiterroist hapi një hetim.Atentati nuk është marrë ende përsipër, por policia privilegjon pistën e grupeve ekstremiste lokale, që kanë kryer më parë akte të ngjashme për nga gama e tyre kundër objektivave diplomatike, ndërtesave të interesit publik dhe bankave.Sipas rretheve të afërta me hetimin, ky akt mund të jetë vepër e grupit "Lufta Revolucionare", që vepron që nga viti 2003, që përfshihet në listën e Bashkimit Evropian për organizatat terroriste dhe që ka marrë përsipër deri tani më tepër se 10 atentate në Athinë. I fundit ishte ai i shtatorit kundër ndërtesës së Bursës së Athinës në qendër të qytetit dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale, por jo viktima.                                                                                               

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›