Pakistan, përleshje me armë në Vaziristan dhe Orakzai
Nga shkëmbimet e zjarrit të paktën 15 militantë dhe dy ushtarë kanë mbetur të vrarë. Lajmin e bën të ditur televizioni "Down News". Ndërsa në distriktin Orakzai, një nga zonat që konsiderohet si bastion i talebanëve pakistanezë në zonat e administruara nga 'Fata', një grup militantësh tentuan të uzurponin dy prona të kreut fisnor Malik Sharif.Rrjedhimisht lindi një përleshje e armatosur dhe "GEO Tv" njoftoi sot se për shkak të shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë nëntë persona që i përkisnin komunitetit vendas, ndër të cilët edhe vetë Malik si dhe gjashtë militantë.