E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, situata më e qetë, megjithëse protestat vijojnë

Athinë -Situata në Greqi, paraqitet më e qetë këtë të enjte, megjithëse përleshje të vogla vazhduan edhe sot në mëngjes mes të rinjve dhe policisë në ambientet e Shkollës Politeknike, në qendër të Athinës, në ditën e gjashtë pas vdekjes së një adoleshenti të vrarë nga një polic, bënë të ditur burime policore. Gjatë ditës së sotme, tre persona u arrestuan. Në lagjen Eksarkia, në qendër të Athinës ku gjendet dhe Shkolla Politeknike, dhjetëra të rinj hodhën gurë kundër forcave policore që hedhën gaz lotsjellës në drejtim të turmës për t'i shpërndarë.

Sipas një burimi policor, Shkolla Politeknike gjithashtu dhe 15 godina universitare dhe 100 lice në Athinë dhe Selanik u pushtuan që në fillim të javës së kaluar nga studentët dhe të rinjtë në shenjë proteste për vdekjen e Aleksandros Grigoropulos, i vrarë të shtunën.

Në Selanik dhjetëra të rinj vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e Universitetit të qytetit. Profesorët e universitetit janë shprehur për mediat lokale se zyrat e tyre janë plaçkitur dhe janë shkatërruar arkivat. Sipas ligjit grek, policia nuk mund të ndërhyjë në universitete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›