E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e adoleshentes nga bajamet, mjeku në gjykatë

 

TIRANE – Prokuroria e kryeqytetit dërgon në gjykatë dosjen penale në ngarkim të mjekut Xhevahir Hoxhallari, i cili akuzohet për “mjekim të pakujdesshëm më pasojë vdekjen e pacientes 17-vjeçare Matilda Petriti. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas të cilave dosja penale e mjekut u dërgua në Gjykatën e Tiranës më 8 gusht 2009. Rreth një vit pas vdekjes së vajzës, Prokuroria përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatën e kryeqytetit. Organi i akuzës ka kryer disa ekspertime që tregojnë se mjeku nuk ka qenë i kujdesshëm gjatë ndërhyrjes kirurgjikale tek 17-vjeçarja nga Maliqi i Korçës. Gjatë operacionit, vajzës iu dëmtua rëndë një prej venave kryesore të grykëve çka i shkaktoi hemorragji të pandërprerë për disa ditë. Pasi ka kaluar rreth një javë nga operacioni i realizuar në klinikën e mjekut Hoxhallari në Pogradec, në një kohë kur vajza kishte temperaturë dhe komplikime të tjera ajo është paraqitur në spitalin e Korçës, prej nga u dërgua në Tiranë, por pa arritur t’i shpëtojë vdekjes, pasi sasia e gjakut të humbur ishte e madhe, ndërsa vena u dëmtua nga tentativat për ta qepur atë, të cilat nuk dolën me sukses.  tr.so     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›