E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia jashte kontrollit te KLD-se

TIRANE - KLD nuk e kontrollon gjithe gjyqesorin shqiptar por vetem nje pjese te tij ne gjykatat e Shkalles se Pare dhe Apelit. Kreshnik Spahiu nenkryetari i KLD-se mbajti nje diskutim dje mbi sfidat e gjyqesorit me studente te drejtesise ne Universitetin Europian te Tiranes. Spahiu pohoi se vendimi i BE-se per Shqiperine duhet te jete ne bllok pasi eshte fakt qe vendi yne ka kriminalitet te nje shkalle me te ulet krahasuar me te gjithe vendet e rajonit perfshi edhe Maqedonine qe eshte nje vend me i vogel se Shqiperia. Per me teper sipas Spahiut Shqiperia eshte nga te vetmit vende qe ka nje bashkejetese te shkelqyer fetare dhe nuk ekziston diskriminimi fetar. Por ndryshe nga keto arritje Shqiperia sipas Spahiut mbetet vendi me korrupsionin me te larte ne rajon. Nenkryetari i KLD-se tha gjithashtu se e vetmja krize qe ekziston ne Shqiperi eshte ajo politike pasojat e te ciles kane ndikuar edhe ne gjyqesor. shte fakt qe prej dy vitesh nuk mblidhet Konferenca Gjyqesore dhe kjo per shkak te mosmiratimit te nje ligji nga Parlamenti tha Spahiu i cili me tej shtoi se ne kuader te marrjes nga vendi yne te statusit vend kandidat ne BE duhen bere ndryshime ne Kushtetute. Ai tha se KLD-ja aktualisht eshte vetem nje Keshill i ulet i Gjyqesorit dhe nuk i perafrohet asnje vendi te BE-se. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›