Meta garanton rikthimin në punë të të nënpunësve të shkarkuar për motive politike

Lideri i LSI premton rritjen e pagave për punonjësit e administratës
Lideri i LSI, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me qytetarë të papunë, të shkarkuar për motive politike nga administrata civile. Në këtë takim ku merrnin pjesë qindra të shkarkuar politikisht nga pozicione të ndryshme të administratës civile, gjatë 4 viteve të qeverisjes Berisha, Meta shoqërohej nga drejtues të tjerë të LSI. Takimin e hapi Nënkryetarja e LSI, Filloreta Kodra, e cila u shpreh se në këtë takim ndodhen shumë profesionistë të kualifikuar, të arsimuar e të trajnuar, të cilët qeverisja e Berishës, i ka larguar nga vendi i punës për ti zëvendësuar me militantë partiakë, të cilët e katandisën shtetin në gjendjen e rëndë, ku jemi sot. Nënkryetarja Kodra theksoi faktin se lideri i LSI, Meta ka qenë kryeministri që hartoi, miratoi dhe zbatoi ligjin e statusit të nëpunësit civil.Ndërkaq duke shprehur kënaqësinë për takimin me të gjithë ata profesionistë në fusha të ndryshme që sot gjenden të papunë, kreu i LSI Meta theksoi se pjesa më e madhe e juaja, e kanë fituar vendin e punës me konkurs, jo thjeshtë me urdhra politik. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se shumë nëpunës civilë janë larguar nga puna, pavarësisht se kanë fituar edhe gjyqet sipas ligjit në fuqi, dhe për fat të keq ne shohim se administrata politike është një nga dështimet më të mëdha të Qeverisë aktuale dhe ky është një nga shkaqet kryesore të dështimit të reformave në përgjithësi në vend. Por dhe një nga arsyet kryesore të shërbimeve gjithnjë e më të pakta dhe gjithnjë e më pak cilësore ndaj qytetarëve pothuajse në çdo zyrë të saj. Ndërkaq, Meta tha se padyshim që përgjegjësinë kryesore e ka politika në fuqi dhe Kryeministri Berisha për politizimin ekstrem të administratës dhe zëvendësimit të njerëzve të trajnuar, të kualifikuar, të shkolluar me militantë partie. Është pikërisht kjo lloj politike që mban një përgjegjësi të madhe për dështimin e një reforme shumë të rëndësishme që nis në vitet 2000-2001, përmes miratimit së bashku dhe me faktorë ndërkombëtarë dhe sidomos me Bankën Botërore të ligjit për statusin e nëpunësit civil, u shpreh Meta. Duke folur për qeverisjen e ardhshme të LSI pas 28 Qershorit, ish-Kryeministri Meta u shpreh se ne do të kemi prioritet zbatimin dhe respektimin e atij ligji, i cili bazohej mbi vlerat dhe meritokracinë dhe mbi qëllimin e shtetit, pavarësisht nga ndryshimet e partive që fitojnë apo humbasin zgjedhjet, që të ketë një administratë të qëndrueshme. Pavarësisht nga modelet apo politikat e ndryshme të çdo qeverie, administrata do të jetë garante e zbatimit të tyre dhe sidomos të vazhdimësisë së tyre. Meta i ka siguruar se të gjithë ata që kanë humbur në mënyrë të padrejtë, jo vetëm për arsye politike, vendet e punës, të cilët kanë fituar përsëri vendet e punës përmes ankimimeve të tyre dhe nuk janë zbatuar vendimet as të të Komisionit të Shërbimit Civil dhe as të gjykatave, do ti rifitojnë ato sepse ne do të respektojmë ligjin.