E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci–Pacolli: Mitrovica e pandarë

MITROVICË-Në një takim elektoral liderat e AKR-së dhe LDD-së, Bexhet Pacolli dhe Nexhat Dac, premtuan se Mitrovica do të jetë një zonë e lirë ekonomike dhe se nuk do të ketë ndarje në të ardhmen.,Me këtë rast, Pacolli tha se koalicioni AKR-LDD do të punojë për zhvillimin e Mitrovicës dhe përmirësimin e kushteve jetesës për të gjithë qytetarët.
“Çdo fshat i Mitrovicës do të ketë së paku rrugën e vetë, do të ketë një subjekt ekonomik, çdo lagje në Mitrovicë do të ketë të zgjedhur problemin e ujit, rrugës dhe nga një subjekt ekonomik”, tha lideri i AKR-së.

Për më tepër, kreu i AKR-së është zotuar se Mitrovica do të jetë një zonë e lirë ekonomike dhe se nuk do të ketë ndarje në të ardhmen. Ndërsa, lideri i LDD-së Nexhat Daci tha se Mitrovica është pa shërbime cilësore shëndetësore dhe në gjendje të rëndë janë fakultetet dhe krejt shkollat këtu, por me ardhjen e kandidatit të tyre në pushtet këto probleme do të zgjidhen. Pacolli e Daci prezantuan në Mitrovicë kandidatin Nexhmendin Spahiu.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›