E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizat” Kosova i dorëzon KE-së planin e veprimit

PRISHTINË- Kosova i dorëzon Komisionit Europian planin e veprimit për liberalizimin e vizave , të miratuar nga qeveria. Ka qënë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili i dorëzoi sot planin e veprimit Drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Zgjerim të KE, Pierre Mirel.

Nga ana e tij, Mirel e ftoi ministrin Pajaziti të diskutojnë javën e ardhshme në Bruksel lidhur dokumentin në fjalë dhe për procesin në përgjithësi.
Mirel theksoi se tashmë priten angazhime të përbashkëta në procesin e liberalizimit të vizave, pasi Komisioni Evropian ka rekomanduar përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri Pajaziti e falënderoi në veçanti Mirelin për rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës, duke rekomanduar në dokumentin e Studimit të Fizibilitetit avancimin e Kosovës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›