E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas fajëson arbitrin

Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka kritikuar arbitrin Howard Webb për penaltitë që ia dhuroi Manchester Unitedit në derbin e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge.

Blutë po avanconin me rezultat 3-0, ndërsa dy penalti të ekzekutuara nga Wayne Rooney dhe një gol nga loja i Javier Hernandez, bënë që Djajtë e Kuq të dilnin me një pikë nga kjo përballje.

“Në ndeshjet kryesore presim arbitra më të mirë. Zhgënjimi më i madh është për mënyrën si ka ndodhur. Në të dyja ndeshjet, ata (arbitrat) kanë pasur ndikim direkt në rezultat dhe sot një vendim i dyshimtë ndihmoi në stimulimin e Unitedit për rezultatin 3-3”, ka deklaruar Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›