E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, bursa për studentët shqiptarë

Qeveria greke do të ofrojë bursa studimi për vitin akademik 2008-2009 për studentët e vendit tonë. 

Në një njoftim për mediat ambasada e Greqisë ka bërë me dije se bursat do të jepen për studime universitare dhe pasuniversitare. “Këto bursa jepen nga drejtoria e çështjeve të arsimimit dhe nga drejtoria e ndihmës zhvilluese”, thuhet në komunikatën për shtyp. Ambasada nuk ka dhënë detaje për kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët, duke saktësuar se të interesuarit mund të marrin të gjithë informacionin e duhur pranë ambasadës greke. “Të interesuarit mund të pajisen me materialin informues për kushtet që duhen plotësuar për pjesëmarrje, si dhe kërkesën e kandidimit në ambasadën e Greqisë në Tiranë (hyrja) qendrore”, ka bërë me dije ambasada greke. Sipas këtij institucioni, dosjet e kandidimit duhet të depozitohen në ambasadën greke nga data 30 qershor deri më 14 korrik, çdo ditë nga ora 12.00-14.00 duke përjashtuar fundjavën.
Qeveria greke do të ofrojë bursa studimi për vitin akademik 2008-2009 për studentët e vendit tonë. Në një njoftim për mediat ambasada e Greqisë ka bërë me dije se bursat do të jepen për studime universitare dhe pasuniversitare. “Këto bursa jepen nga drejtoria e çështjeve të arsimimit dhe nga drejtoria e ndihmës zhvilluese”, thuhet në komunikatën për shtyp. Ambasada nuk ka dhënë detaje për kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët, duke saktësuar se të interesuarit mund të marrin të gjithë informacionin e duhur pranë ambasadës greke. “Të interesuarit mund të pajisen me materialin informues për kushtet që duhen plotësuar për pjesëmarrje, si dhe kërkesën e kandidimit në ambasadën e Greqisë në Tiranë (hyrja) qendrore”, ka bërë me dije ambasada greke. Sipas këtij institucioni, dosjet e kandidimit duhet të depozitohen në ambasadën greke nga data 30 qershor deri më 14 korrik, çdo ditë nga ora 12.00-14.00 duke përjashtuar fundjavën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›