Ndoka: Kemi denoncuar në Prokurori mjekët abuzues
Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, i kërkon opozitës që mos të bëjë politikë me sistemin e shëndetësisë, pasi situatën e ka të trashëguar.
BLEDAR HOTI
I thirrur në një interpelancë nga deputeti i PS-së, Albert Çaçi, Ndoka ka deklaruar se sistemin e ka trashëguar, pasi në 17 vjet nuk është vënë dorë nga shteti. “Nëse shëndetësia do të ishte trajtuar me seriozitetin e duhur që në fillim të viteve ‘90 dhe më pas në vazhdimësi, sot do të kishim një gjendje tjetër. Unë kam trashëguar një sistem të vjetruar dhe me 1000 probleme. Sot koncepti për shëndetin nuk është më monopol i shëndetësisë dhe sistemit shëndetësor. Ai është produkt i kushteve të jetesës, i edukimit, jetës në komunitet, kushteve të ushqimit, cilësisë së ajrit, dhe një sërë faktorësh të tjerë socialë, të cilët nuk janë e nuk mund të jenë objekt i vetëm i Ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi Ndoka. Për deputetin socialist Çaçi, masat e marra nuk janë të mjaftueshme për furnizimin me ilaçe, madje ka akuzuar ministrin dhe drejtuesit e tjerë që po me merren me sistemin e shëndetësisë për paaftësi në menaxhimin e situatave të krijuara. “Përse bëni tender për gjithçka si ministri dhe nuk denjoni të bëni një tender për ilaçe, e dini se këtu kemi të bëjmë me një krim shtetëror, zoti ministër, se për shkak të paaftësisë dhe të moseficencës humbin jetë njerëzish dhe kjo përbën një vepër penale, neglizhimin në detyrë me pasojë vdekjen e personave, të cilët duhet të hetohen nga Prokuroria”, deklaroi Çaçi. Përplasja tjetër Çaçi-Ndoka ka qenë në lidhje me nivelin e korrupsionit në sistemin shëndetësor. “Situata është haluçinante, në spitale të sëmurët nuk shkojnë atje, preferojnë të rrinë në shtëpi se sa të shkojnë në ato spitale të turpëruara shqiptare. Ka pasur shumë raste për humbjen e jetëve të njerëzve për shkak të neglizhencës së mjekëve”, deklaroi Çaçi. Ndërsa ministri ka kërkuar që politika të mos nxitohet të nxjerrë konkluzione të nxituara, pasi ministria ka marrë masa ndëshkimore për rastet e korrupsionit. “Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore kanë sjellë prova të shumta, se kemi vullnet të qartë për dënimin e çdo rasti abuziv, për largimin e çdo të korruptuari etj., por të gjithë ne duhet të mësohemi të presim organet e drejtësisë, të cilat në bazë të Kushtetutës e thonë fjalën e fundit”, reagoi Ndoka. Ministri u fokusua më tepër në reformat që ka ndërmarrë qeveria e djathtë gjatë këtij mandati qeverisës. “Unë mirëkuptoj çdo ndihmë dhe sugjerim që vjen nga politika, sidomos nga Parlamenti. Mirëkuptoj kritikat konstruktive, por njëherësh më lejoni të theksoj se përvoja e deritanishme e sistemit shëndetësor na ka mësuar se shëndeti nuk duhet të jetë një fushë loje për politikën dhe interesat e saj të ditës; shëndetësia është një gjë madhore, që kërkon bashkëpunim dhe kontribut të gjithsecilit për përparimin, modernizimin dhe sigurimin e saj”, theksoi Ndoka.
Drejtori i QSU: Ministria, përgjegjëse për mungesat
Drejtori i QSU, Mati Pepa, ka fajësuar disa herë publikisht Ministrinë e Shëndetësisë për krizën e ilaçeve që ka përfshirë spitalin më të madh në vend. “Kemi vënë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë disa herë, por prej saj nuk është marrë asnjë masë. Madje, ka pasur edhe përgjigje qesharake të tipit “Na sillini një për një emrat e medikamenteve që mungojnë, ndërkohë që këtë gjë e kishim bërë muaj më parë”, është shprehur Pepa. Sipas tij, nevojat janë të shumta dhe aktualisht, spitali ndodhet në vështirësi mjaft serioze, deri në mungesa totale me disa medikamente dhe materiale mjekimi. Sipas drejtorit të QSU-së, kryerja e procedurave të prokurimit të medikamenteve, materialeve të konsumit të hemodializës dhe materialeve mjekësore, duhet të ishin përfunduar prej kohësh.