E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia dhe Maqedonia para GJND-së

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 17:10

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjatë kësaj jave do të mbajë dëgjime publike, me qëllim zgjidhjen e kontestit 20-vjeçar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me emrin e ish-republikës jugosllave.

Maqedonia do t’i adresohet gjykatës të hënën dhe të martën, për t’u pasuar nga Greqia në dy ditët e ardhshme.

Dy vendet janë në mosmarrëveshje, që kur shteti maqedonas shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, në vitin 1991.

Greqia ka bllokuar Maqedoninë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s, përderisa të mos ndërrojë emrin, i cili është i njëjtë me atë të një province veriore greke.

Athina thotë se përdorimi i atij emri nënkupton pretendim ndaj territorit grek.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›