Greqia, drejt një falimentimi të pilotuar
Ndryshimi mund të jetë i inkuadruar në fjalë të ndryshme: riprofilizim, rinovim, etj... Nga ana tjetër ndryshimi mund të jenë i lehtë apo i vështirë për t’u aplikuar, aplikim ky që mund të realizohet në mënyrë vullnetare apo me masa drastike të detyrueshme. Substanca, nga ana tjetër, është vetëm një, dhe në rastin e Greqisë është konstatimi: “Po diskutohet falimentimi i pilotuar i shtetit grek”. Ka dallime të rëndësishme, megjithatë, është e qartë se investitorët nuk do të shpaguajnë dot letrat me vlerë me vlerën e tyre në datën e caktuar dhe kohën e blerjes. Problemi është se sa do të jetë humbja, sa kapital mund të humbasë, ose siç i referohen ndryshe specialistët ekonomikë me një fjali pyetëse të ngjyrosur me elegancë: “Sa flokë do të mbeten nga kjo prerje flokësh”? Kredia prej 110 miliardë eurosh e dhënë nga Bashkimi Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk i mbulon nevojat e vitit të ardhshëm, e cila arrin në 44 miliardë. Greqisë i nevojiten disa qindra milionë euro të tjera nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja. Paratë që do t’i jepen Greqisë do të merren nga ato që ndodhen në dispozicion të FMN-së dhe të organizatës së re evropiane, Stabiliteti Financiar. Por, mbi bazën e çfarë kushteve do të jepen këto para? Lidhur me kushtet, këto të fundit mund të hasin pengesa për t’u plotësuar nga Greqia. Ka dy pengesa të cilat nuk duhen nënvlerësuar. E para ka të bëjë me Athinën: Jorgos Papandreu do të duhet të marrë një votim në Parlament për masat e kursimit që do ta venë vendin “de facto” nën një administrim të kontrolluar. Pengesa e dytë vjen nga Berlini. Të hënën, Banka për Rregullime Ndërkombëtare ka zbuluar se gjermanët kanë në portofolin e tyre $ 22.7 miliardë në bono. Institucionet e kreditit francez kanë 15 miliardë, të cilët janë shumë të përfshirë në tregun privat falë zyrave të Credit Agricole (Emporiki Bank). I gjithë sistemi bankar transalpin ka $39.6 miliardë. Bankat italiane kanë në “barkun” e tyre 4 miliardë, nga të cilat 2,35 në bono.
Sipas disa analistëve, BQE do të preferonte një “rollover”, një rinovim të plotë të këmbimit të letrave me vlerë të vjetra me obligacione të reja të lëshuar me vlera të ndryshme. Por Lorenzo Bini Smaghi, një anëtar i Bordit të Bankës Qendrore Evropiane, përjashtoi çdo ristrukturimin të borxhit. “Kjo është një metodë e vështirë për të menaxhuar, pasi do të shoqërohet me dëme të kushtueshme për taksapaguesit". Banka Qendrore nuk pajtohet as me propozimin gjerman për të përfshirë investitorët privatë në “Shpëtimin e ri të Greqisë”. Proceset “Reprofiling” dhe ‘rollovers” do të mbulohen edhe nga bankat dhe investitorët privatë, jo vetëm nga qeveria. Në vitin 1990, shkëmbimet e letrave me vlerë meksikane “Brady” realizoheshin me vlerë më pak se një e treta. Në rastin e Greqisë, ato variojnë nga 40-50 për qind. Pjesë e humbjes do të bjerë edhe mbi Bankën Qendrore Evropiane, e cila deri më tani ka blerë letra me vlerë që kapin vlerën prej 50 miliardë euro. Megjithatë, duhet theksuar se kjo nuk është një barrë e padurueshme. Morgan Stanley llogarit, në rastin më të keq, 1.7 miliardë € për GDP, 1.3 miliardë të Dexia-s, dhe një sasi të ngjashme për institucionet e tjera të mëdha të përfshira. Çfarë do të ndodhë me bankat e vogla të Athinës të cilat mbajnë 60-340 miliardë të borxhit të përgjithshëm publik, të cilat kanë marrë edhe kredi nga Banka Qendrore Evropiane në mënyrë që të mbijetojnë? Sot, ata veprojnë vetëm me garantimin e Frankfurtit. Një zhvlerësim i borxhit me 50 për qind do të sjellë një humbje globale prej 25 miliardë dollarë. Kështu që ka gjasa të përfundojë deri në krahët e kreditorëve gjermanisht dhe francezë. “Dështimi nuk është vdekje”, tha Mario Draghi, i cili nga tetori do të duhet të menaxhojë testin e pjekurisë për euron. Diferenca me krizën e Amerikës së Jugut dhe atë aziatike është se Greqia nuk mund të mbështetet tek zhvlerësimi për të qetësuar “dhimbjet” e saj.
Përgatiti Redi Agolli