E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia duhet të dalë nga eurozona

23-05-2012 / Nga Nouriel Roubini

Tragjedia greke e euros po arrin aktin e saj të fundit. Është e qartë se këtë muaj ose muajin tjetër Greqia ka shumë mundësi se nuk do t’i zbatojë kushtet për borxhin e vet dhe do të dalë nga eurozona. Shtyrja e daljes pas zgjedhjeve të qershorit me një qeveri të re të përkushtuar ndaj një varianti të njëjtë të politikave të dështuara (kursime recesioni dhe reforma strukturore) do të rikthejë rritjen dhe konkurrencën. Greqia është ngujuar në rreth vicioz të moszgjidhjes, konkurrencë të humbur, deficite të jashtme dhe depresion gjithnjë e në thellim. Mënyra e vetme për ta ndalur atë është nisja e një moszbatimi të zotimeve dhe dalje, të koordinuar dhe të financuar nga Banka Qendrore Evropiane, Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (Trojka), që minimizon dëmin kolateral në Greqi dhe në mbarë eurozonën. Pakoja e fundit financuese e Greqisë, e monitoruar nga Trojka, i kishte dhënë vendit një lehtësim të borxhit më shumë sesa kishte nevojë. Por, edhe me një lehtësim më të madh të borxhit publik, Greqia do të mund t’i kthehej rritjes pa rikthyer në mënyrë të shpeshtë konkurrencën. Dhe, pa një rikthim të rritjes, barra e saj e borxhit do të mbetet e paqëndrueshme. Por të gjitha mundësitë që mund të rikthejnë konkurrencën kërkojnë zhvlerësim real të monedhës. Mundësia e parë, një dobësim i theksuar i euros, nuk ka mundësi të ndodhë, derisa Gjermania është e fortë dhe BQE-ja nuk është, po lehtëson në mënyrë agresive politikën monetare. Një reduktim rapid në një njësit të kostove të punës, nëpërmjet reformave strukturore që shtuan rritjen e produktivitetit me teprimin e pagave, nuk pritet të ndodhë. Gjermanisë i ishin dashur dhjetë vjet për ta kthyer konkurrencën nëpërmjet kësaj mënyre; Greqia nuk mund të mbetet në një depresion për një dekadë. Ndryshe, një deflacion i shpejtë në çmime dhe paga, i njohur si “devalvim i brendshëm”, do të çonte drejt pesë vjetëve të një depresioni gjithnjë e në thellim e sipër. Nëse asnjëri prej këtyre tri opsioneve nuk është i realizueshëm, shtegu i vetëm i mbetur është dalja prej eurozonës. Rikthimi në një monedhë kombëtare dhe një zhvlerësim i theksuar do të rikthente shpejt konkurrencën dhe rritjen. Afërmendsh se procesi do të ishte traumatik – dhe jo vetëm për Greqinë. Problemi më i theksuar do të ishin humbjet kapitale për institucionet themelore financiare të eurozonës. Brenda një nate do të shpërthenin detyrimet e jashtme të euros për qeveritë, bankat dhe kompanitë greke. Edhe në këtë fazë, ky problem do të mund të tejkalohej. Argjentina veproi në vitin 2001, kur i “pesofoi” dollarët e saj. Shtetet e Bashkuara kishin vepruar pak a shumë kështu në vitin 1933, kur e zhvlerësuan dollarin për 69 për qind dhe hoqën dorë prej standardit të arit. Një “drachmitizim” i ngjashëm i borxheve të euros do të ishte i nevojshëm dhe i pashmangshëm.
Humbjet që do t’i vuanin bankat e eurozonës do të ishin të menaxhueshme nëse bankat do të rikapitalizoheshin në mënyrë të përshtatshme dhe agresive. Megjithatë, për shmangien e një gjendjeje kaotike pas daljes nga eurozona, do të duhej të kishte masa të përkohshme qe do të shmangnin këtë gjendje. Lehtësuesi evropian i stabilitetit financiar/mekanizmi evropian i stabilitetit (EFSF/ESM) duhet jenë bartës të rikapitalizimit të nevojshëm të bankave greke ndërmjet injeksioneve të drejtpërdrejta kapitale. Taksapaguesit evropianë në mënyrë efektive do të merrnin përsipër sistemin bankar grek, por ky do të ishte një kompensim i pjesshëm për humbjet e imponuar mbi kreditorët nëpërmjet dhrahmitizimit. Greqia gjithashtu do të duhej të ristrukturonte dhe reduktonte borxhin e vet publik. Pretendimet e Trojkës për Greqinë nuk do të kishin pse të reduktonin karshi vlerës, por maturia e tyre do të zgjatej edhe për një tjetër dekadë, dhe do të reduktohej interesi për të. Gjithashtu do të duhej të kishte edhe reduktime të tjera në sektorin privat, duke nisur me moratorium të pagesave të interesit. Disa pretendojnë se GDP-ja reale e Greqisë do të ishte larg më e lirë në një skenar të daljes sesa do të ishte gjatë kohës sa do të zgjaste deflacioni. Por kjo nuk pi ujë: madje edhe me deflacion, fuqia reale e shitblerjes do të kishte shënuar rënie, dhe vlera reale e borxheve do të rritej (deflacion borxhi), derisa do të ndodhte zhvlerësimi real. Më e rëndësishmja, shtegu i daljes do të rikthente rritjen në çfarëdo forme, nëpërmjet zhvlerësimit nominal apo atij real, duke shmangur kështu një dekadë depresioni. Dhe humbjet tregtare që do të viheshin në eurozonë, me zhvlerësimin e dhrahmisë do të ishte modest, marrë parasysh llogarit për vetëm dy për qind të GDP-së së eurozonës.
Rikthimi i dhrahmisë do të rrezikonte zhvlerësim të normës së shkëmbimit në një tepricë që do të ishte e nevojshme për të rikthyer konkurrencën, e cila do të kishte pasoja inflacioni dhe do të vinte në jetë humbje më të mëdha në borxhet e jashtme të dhrahmitizuara. Ata që mendojnë se rritja nga një dalje greke do t’i merrte me vete edhe ata që po përjetojnë krizë, nuk kanë të drejtë. Vende të tjera periferike tashmë kanë hasur në probleme të stilit grek të qëndrueshmërisë së stabilitetit dhe të konkurrencës së rrënuar. Portugalia, për shembull, mund t’i duhet të ristrukturojë borxhin e saj dhe të dalë prej eurozonës. Ekonomitë tjera që nuk janë likuide, por që kanë mundësi të gjejnë çajren, si puna e Italisë dhe Spanjës, do të kenë nevojë për ndihmë të Evropës në rast të daljes së Greqisë; në të vërtetë, pa një likuiditet të tillë, një borxhi italian dhe ai spanjoll, mund të menaxhohen edhe me një politikë të vetëdrejtuar nga këto vende. Burimet e reja zyrtare themelore të FMN-së dhe ESM-së dhe likuiditeti i BQE-së – do të mund të përdoreshin për krijimin e një rrethoje për këto vende, dhe për bankat e vendeve të tjera periferike të eurozonës së zënë ngushtë. Në lidhje me atë se çfarë do të bëjë Greqia, bankat e eurozonës tani kanë nevojë urgjente për rikapitalizim, që kërkon një program të gjerë të Bashkimit Evropian të injeksioneve direkte kapitale. Përvoja e Islandës dhe shumë tregjeve të tjera në shpërthim gjatë njëzet vjetëve të kaluara na tregon se zhvlerësimi nominal dhe ristrukturimi i rregullt dhe reduktimi i borxheve të jashtme mund të rikthejnë qëndrueshmërinë e borxhit, konkurrencën dhe rritjen ekonomike. Si në këto raste, dëmi kolateral për Greqinë nga dalja prej euros do të ishte e rëndësishme, por do të mund të frenohej. Si në një martesë të zorshme, është më mirë të ketë rregulla për shkurorëzim të pashmangshëm që e bën ndarjen më pak të kushtueshme për të dyja palët. Mos gaboni: një dalje e rregulluar e Greqisë implikon dhimbje të theksuar ekonomike. Por do të ishte më keq nëse shohim një tkurrje të madhe të shoqërisë dhe të ekonomisë greke.

Autori është profesor i ekonomisë në Universitetin e New Yorkut dhe bashkautor i librit “Crisis Economics”. Marrë nga “Project Syndicate”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›