E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia heroike Athina ne feste

Tifozët grekë kanë qenë në delir në rrugët e Athinës, pasi përfaqësuesja e tyre mposhti 1-0 Rusinë dhe u kualifikua në çerekfinalet e Euro 2012, edhe pse duke parë kundërshtarët e Grupit A, kjo cilësohej mision i pamundur. Në rrugët e kryeqytetit helen festa ishte e madhe, me makinat që shëtisnin duke i rënë borive dhe flamujt grekë që valëviteshin jashtë dritareve.
Grupe tifozësh kanë kërcyer, kënduar dhe festuar në të gjithë qytetin, ndërsa rezultati i shkëlqyer i skuadrës duket sikur i ka dhënë pak frymëmarrje vendit prej krizës së rëndë ekonomike dhe ngërçit politik. 
Në anën tjetër, në Moskë zhgënjimi ishte i madh.
Po kështu, përjetimet kanë qenë të ndryshme edhe për tifozeritë ndeshjes tjetër ndërmjet Republikës Çeke dhe Polonisë.
Republika Çeke u rendit e para në Grupin A me 6 pikë, ndërsa pas tyre vinte Greqia, me 4 pikë, aq sa edhe Rusia, por helenët kishin avantazhin e fitores në duelin direkt. Polonia e mbylli grupin me vetëm 2 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›