Racizmi ne Europian

Tifozët kroatë janë bërë si delet e zeza në kampionatin europian, ndonëse nuk janë të vetmit. Problemet për ta kanë nisur pas ndeshjes që Kroacia barazoi 1-1 ndaj Italisë në grupin B, përballje në të cilën pati thirrje raciste ndaj ndonjë lojtari italian, konkretisht Mario Balotelit. Por, ky përfaqësues i tyre, i quajtur Mladen Mikac, jep një version më të ndryshëm.
“Bëhet fjalë për një grup të vogël ultrasish që nisën ato thirrje, por pjesa tjetër e tifozëve doli kundër tyre. Ndaj nuk mendoj se është një problem kaq i madh. Lexova në një artikull se u hodhën banane në fushë, por kjo është gjënjeshtër, askush nuk i pa. Katër-pesë prej nesh ishin pozicionuar siç duhet në stadium. Mediat po e shfrytëzojnë dhe po e zmadhojnë këtë rast”, tha Mikac.
Kroatët kanë një ambasadë tifozësh dhe Mikac nga Rijeka, është zgjedhur zëdhënës.
“Mendoj se racizmi duhet të shkulet nga stadiumet dhe hetimet duhet të bëhen, veçse sipas mënyrës së duhur. Të mos i zmadhojmë gjërat. Më parë bëhet hetimi, pastaj jepet informacioni për mediat. Sepse nëse ndodh ndryshe, kemi efektin e kundërt”, shtoi ai.
Tifozët nuk besojnë se sjellja e tyre mund t’i sjellë probleme skuadrës kombëtare apo Federatës, ndonëse gjobat në të kaluarën kanë qenë të shumta dhe të kripura. Për momentin, vëmendja është përqëndruar tek ndeshja me Spanjën dhe ballkanasit që presin nëpër kafene shprehen “ne duam fitore ndaj Spanjës, por do të ishim të kënaqur edhe me 2-2. Një tjetër ngacmim për Italinë, apo jo.