E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia jep 28 miliardë euro për të ndihmuar bankat e saj

 

Greqia dje miratoi 28 miliardë euro për të ndihmuar sistemin e saj bankar dhe për të parandaluar krizën e mëtejshme financiare. Ministri i Financave, George Alogoskoufis tha, se masat ishin pjesë e një përpjekjeje të gjerë në BE, me vlerë në mbi 1.7 trilionë euro për të rinisur gjallërimin e tregjeve financiare.
"Me kombinimin e garancive shtetërore, pjesëmarrjen e shtetit dhe një rritje të likuiditetit, që do të arrijë 28 miliardë euro, ne do të ndihmojnë sistemin bankar të kapërcejë ngërçin e kreditit", tha ministri pas një takimi kabineti. Ministri theksoi se masat ishin të përkohshme dhe se qeveria nuk do të rëndonte mbi taksapaguesit. Ai theksoi se sistemi bankar në Greqi ishte i sigurt. "Ne nuk po përpiqemi të shpëtojmë bankat greke apo institucionet financiare, por për të parandaluar që ekonomia greke të hyjë në krizë, e cila tashmë është në nivel ndërkombëtar", tha Alogoskoufis ndërsa shpjegonte për mediat planin. Shteti grek do të sigurojë mbi 15 bilionë euro vlerë të garancive bankare', me hua nga tre deri në pesë vite deri në fund të vitit 2009. Greqia tashmë ka rritur garancitë e saj për depozitat bankare deri në 100 000 euro për të paktën tre vjet, ndërsa ministri Alogoskoufis ka marrë një angazhim politik për të garantuar të gjitha depozitat bankare në vend. Ndërkohë, liderët evropianë po kërkojnë reformë të madhe të sistemit global bankar në diskutimet për një plan shpëtimi në një samit në Bruksel. Britania dhe Gjermania kanë propozuar edhe një rol të ri për FMN-në. Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se ndryshimet do të përfshijnë edhe një sistem të hershëm paralajmërimi për ekonominë globale që të parandalohet një krizë tjetër. Kancelarja gjermane Angela Merkel përkrahu thirrjet franceze për një mbikëqyrje më të mirë ndërkombëtare të sistemit financiar. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›