E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryekomunari i Kasharit: Jam i pafajshëm

 

TIRANE -Alfred Sula, kryekomunari i burgosur i Kasharit pohoi dje se ishte i pafajshëm dhe se arrestimi i tij ishte bërë si pasojë e mosmarrë-veshjeve dhe inateve, që kishte me fisin Kamberi në këtë fshat. "Mua më akuzuan edhe për vrasjen e Gani Kamberit, por pas hetimeve dhe zhvarrimit të kufomës, doli se ishte vetëvrasje", tha Sulaj, duke shtuar se edhe akuza për vjedhje pronash ishte e tillë e stisur për të. Pas dy javësh pritet që prokuroria të paraqesë pretencën për të akuzuarit e dosjes "Kashari".                      f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›