Piraeus Bank, gati blerja e e aksioneve të reja
Bordi drejtues i "Piraeus Bank" ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e "Proton Bank" dhe aksionarët, që përfaqësojnë 26.98 për qind të pjesës së aksioneve të kapitalit të tij ekzistues për të blerë pjesën e mësipërme nëpërmjet transaksionit të shkëmbimit të aksioneve. Kursi i shkëmbimit të marrëveshjes ishte 1 aksion "Piraeus Bank" për çdo 5.5 aksione të "Proton Bank". Vlera për t'u paguar nga "Piraeus Bank" do të ketë si burim Fondin e Thesarit. Sipas të dhënave aktuale, baza e depozitave të "Proton Bank" është 1.3 miliardë euro dhe kredia shënon shifrat e 1.25 miliardë euro. "Proton Bank" ka një rrjet prej 31 degësh, 19 prej të cilave janë të pozicionuara në rajonin e Attica-s. Kjo marrëveshje do të rrisë kapitalin e "Piraeus Bank Group" me të paktën 200 milionë euro dhe do të rrisë të ardhurat për aksion, duke pasur në konsideratë parashikimet. "Tirana Bank", anëtare e grupit bankar të Pireut, nisi të operojë në Shqipëri në shtator të vitit 1996.