Greqia kushtëzon sërish Maqedoninë
Pranimi i Maqedonisë në NATO është i pamundur pa mbylljen e çështjes së emrit, deklaroi shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas.
“Kjo nuk duhet të transmetohet gabimisht si mungesë e dëshirës së Athinës për integrimin e IRJM-së në NATO”, deklaroi Drucas, në takimin e zhvilluar me shefat e pres qendrave të ambasadave greke nëpër botë.
Sipas tij, Greqia ka pasur qëndrim konstruktiv, andaj siç tha ai është ftuar edhe Shkupi për të mbajtur qëndrim konstruktiv.
Drucas deklaroi se qëndrimi i Athinës zyrtare është i qartë për gjetjen e një kompromisi për një emër me përmbajtje gjeografike si dhe për një zgjidhje “erga omnes”.
Deklarata e shefit të diplomacisë greke ka pasuar një muaj para mbajtjes së rrethit të ri të negociatave greko-maqedonase për emrin në New York, me ndërmjetësimin e ndërmjetësit të OKB-së, Mathw Nimitz.
Në ndërkohë, disponimi në mesin e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO është në nivel të lartë konstant, me mbi 90 për qind të mbështetjes për integrimin euroatlantik të vendit.
Për NATO-n 91 për qind janë prononcuar pozitivisht, gjashtë për qind janë kundër, ndërsa për BE-në, 87 për qind janë për, ndërsa nëntë kundër.