E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, një serb arrestohet për krime në Srebrenicë

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 12:02

Autoritetet e Izraelit kanë arrestuar serbin Aleksandar Cvetkoviq, i akuzuar për krime të kryera gjatë luftës, në vitin 1995 në Srebrenicë, kundër myslimanëve të Bosnjës.

Ministria izraelite e Drejtësisë tha se policia e arrestoi të martën të dyshuarin Cvetkoviq, pasi qeveria e Bosnjës e kishte paraqitur kërkesën për ekstradim.

Ai kërkohet si i dyshuar se ishte pjesëtar i ekipit të involvuar në ekzekutimin e 8 mijë myslimanëve nga ushtarët serbë të Bosnjës, në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Aleksandar Cvetkoviq kishte shkuar në Izrael me familjen e tij, në vitin 2006, ku dhe kishte marrë shtetësinë e atij vendi, pasi gruaja e tij është hebreje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›