E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ndalon në kufi gjyqtarët që dënuan kreun e OMONIA-s: Jeni rrezik për rendin kushtetues

Share

Naum Disho

Përfaqësuesit e drejtësisë në qytetin e Korçës po përballen me një dënim kolektiv nga Greqia. Shkaku duket se është dënimi që i kanë dhënë Naum Dishos, kreut të OMONIA-s.

Siç raporton Panorama, kontrollorëve në doganat greke iu është dorëzuar një listë me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dënuar Dishon. Ata nuk lejohet të kalojnë kufirin me argumentin se përbëjnë rrezik për rendin kushtetues. Gazeta raporton se është ndaluar të kalojë kufirin kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti si dhe përfaqësuesja e trupit gjykues në shkallën e parë, Afërdita Maho. Po ashtu janë bllokuar edhe prokurorët e kësaj çështje. I vetmi që i ka shpëtuar dënimit ka qenë gjyqtari Stavri Kallço, që ka qenë në favor të shpalljes i pafajshëm për Naum Dishon. Ky i fundit është dënuar për ndërtim të paligjshëm dhe për dhunim të varreve të Boboshticës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›