Matura 2012, gati formularët A-1 dhe A-1z
TIRANE- Përmbajtjet që do të kenë formulari A-1 dhe A-1Z së bashku me dy udhëzuesit specifikë, ku shpjegohet procedura e plotësimit të tyre, tashmë janë detajuar.
Sipas ministrisë së Arsimit, formulari dhe udhëzuesit janë depozituar pranë Komitetit të Maturës Shtetërore, miratimi të cilave pritet të bëhet gjatë kësaj jave, duke i hapur rrugë më pas procesit të shpërndarjes së formularëve nëpër shkolla për t’u plotësuar nga maturantët.
Ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet e shkuara, testimet e 2012-s do të shoqërohen me një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë me shtimin e shumëllojshmërisë së lëndëve, prej të cilave maturantët do të mund të përzgjedhin 2 ose 3 lëndë për të dhënë si provime me zgjedhje. Janë përcaktuar edhe rregullat e reja se si do të procedohet për maturantët që kanë dhënë gjatë viteve të shkuara provimet me zgjedhje, ndërkohë që do të rikandidojnë sërish gjatë këtij viti për pranimet në shkollat e larta publike.
Risi e testimeve të këtij viti është edhe fakti që maturantët e vjetër nuk do të kenë më shanse për të përmirësuar notat e marra në provimet me zgjedhje të maturave të zhvilluara nga 2006 deri më 2011 për një lëndë të caktuar, që duan ta rijapin sërish gjatë këtij vitit.
Kjo e drejtë do t’u jepet vetëm kandidatëve që në atë lëndë janë vlerësuar me notë negative (më pak se 4.50). Njëkohësisht të drejtën për të dhënë provimet me zgjedhje krahas maturantëve të rinj që përfundojnë gjatë këtij viti, do ta kenë dhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2006-s dhe që nuk janë testuar në provime me zgjedhje, duke qenë se në këto vite nuk aplikohej matura shtetërore.
Një tjetër risi e maturës është dhe heqja e pengesës që kandidatët të caktojnë për të dhënë si provime me zgjedhje dy lëndë që u përkasin gjuhëve të huaja, kriter i cili nuk lejohej gjatë maturave të mëparshëm.
Burime pranë Ministrisë së Arsimit konfirmojnë se procesi i plotësimit të formularit A-1 do të zhvillohet vetëm për maturantët që nuk kanë dhënë asnjëherë provimet me zgjedhje, ndërsa plotësimi i A-Z për kandidatët që u janë nënshtruar maturave të mëparshme.
Plotësimi i formularëve A-1 dhe A-1Z është një ndër kushtet bazë që maturantët duhet të kalojnë për të konfirmuar mbarimin e shkollës së mesme dhe për të vijuar më pas garën konkurrimit për pranimet në shkollat e larta publike.
(d.b/BalkanWeb)