E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morg për ata që ringjallen!

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 19:30

Morgu i qytetit, Malatia, në Turqi, njoftoi se ka pajisur “frigoriferët” me sistem alarmi, që aktivizohet me lëvizjen më të vogël në rast se “të vdekurit ngjallen”.

Zyrtari i morgut, Akif Kajadurmus, ka thënë se sensorët janë vendosur brenda “frigoriferëve”.

Sipas tij, lëvizja më e vogël do të aktivizojë alarmin, ndërsa brenda frigoriferëve janë vendosur edhe brava dyersh.

“Nëse mjekët e shpallin pacientin gabimisht të vdekur, ndërsa ai më vonë zgjohet, atëherë duhet të jemi të gatshëm për çdo mundësi”, ka thënë ai.

Në morgun e Malatias mund të vendosen 36 trupa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›