Greqia njeh pasaportat
Greqia do t’i njohë pasaportat e Kosovës, edhe pse Athina ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj. Lajmin e dha shefi i Zyrës greke në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos, në një takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Thaçi ka falënderuar Greqinë për rolin shumë konstruktiv, që ka luajtur për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe bashkëpunimin rajonal, një mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në këtë tranzicion demokratik. “Presim ditë më të mira në mënyrë që kapaciteti ynë edhe në Athinë të jetë i plotë”, tha Thaçi, duke shtuar se pas ftesës së Ministres së Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, Kosova mund të hapë një zyrë diplomatike në Athinë. “E ardhmja e Kosovës është e njëjtë si e ardhmja e Greqisë, domethënë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s”, tha Thaçi.