E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia paralizohet nga greva, policia përleshet me protestuesit

 

Greqia është paralizuar nga greva e përgjithshme 24-orëshe e paralajmëruar për 21 tetorin. Fluturimet janë pezulluar, po ashtu edhe trenat dhe të gjitha shërbimet e transportit, çdo gjë nga zyrat shtetërore dhe ato të mediave është pezulluar. Mijëra njerëz kanë marshuar nëpërmjet Athinës qendrore në demonstrata të ndara. Ndërsa në të parën numëroheshin rreth 15 000 protestues, çdo gjë kaloi qetë. situata u rëndua gjatë protestës së dytë, e cila degjeneroi me përleshje mes Policisë së Rendit dhe të rinjve, të cilët hidhnin gurë dhe objekte të tjera në xhamat e vitrinave. Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për të lënduar. Në Greqi të vetmet institucione, që kanë funksionuar ishin spitalet shtetërore (edhe ato me stafin e emergjencës) ndërsa shkollat shtetërore, universitetet, zyrat postare dhe zyrat e taksave ishin mbyllur, ashtu si edhe bankat. Rreth 200 fluturime brenda shtetit, por edhe ndërkombëtare u anuluan, ndërsa hekurudhat anuluan shërbimet e transportit. Në grevë kanë hyrë gjithashtu, avokatët, gazetarët dhe inxhinierët civilë. Sipas organizuesve të grevës, pjesëmarrja në të ka qenë e mbi 90 për qind e krahut të punës. Protestuesit kundërshtojnë një legjislacion të ri mbi sistemin pensioneve. Ligji i ri i miratuar në mars, ndërpret të drejtën e tërheqjes së parakohshme nga puna dhe i shkëmben pensionet larta me tarifa të paqarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›