E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, partner kryesor në tregti

 

Greqia zë vendin e parë për investime në Shqipëri, ndërsa është partneri i dytë tregtar. Deklarata është dhënë nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i Çështjeve Ekonomike në Ministrinë e Jashtme greke, Nikolaos Tachiaos, dje gjatë punimeve të forumit të dytë ekonomik Greqi-Shqipëri. “Greqia mban vendin e parë përsa i përket investimeve dhe është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, rrjedhimisht është e natyrshme që çështjet e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve të përbëjnë një nga prioritetet tona”, tha ai. Ndërsa lidhur me krizën financiare ndërkombëtare, ai theksoi se qeveria greke nga ana e saj ka përgatitur një program mbështetjeje të likuditetit të sektorit financiar në një shumë prej 28 bilionë euro, i cili do të votohet këto ditë në Kuvend, pas miratimit të Komisionit Evropian dhe i cili do të ruajë qarkullimin e parave nga sektori financiar drejt ekonomisë reale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›