E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten të ardhurat nga sigurimi i jetës

 

Për të marrë një kredi në bankat e nivelit të dytë, më parë duhet të jesh i siguruar për jetën në kompanitë e sigurimit e sigurimit që ofrojnë këtë shërbim. Kjo ka bërë që të ardhurat nga sigurimi i jetës të rriten ndjeshëm. Sipas të dhënave më të fundit nga autoriteti i mbikëqyrjes financiare, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 381,256,000 lekë dhe shënon një rritje në masën 32.78 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Ndërsa numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 40,445, duke shënuar një rritje në masën 44.85 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Ndërkohë gjatë periudhës janar - shtator 2008, tregu i sigurimeve ka një rritje në masën 20.40 % në krahasim me periudhën janar - shtator 2007. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 914,294,000 lekë dhe kap shifrën 5,396,633, 000 lekë. Kjo rritje është ndikuar nga rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në portofolin Sigurimi i Përgjegjësive në masën 49.17 %.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›